Rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar, Gazment Bardhi për Nikollën: Kemi revokuar vendimin e 15 janarit 2022

Rikthen Bylykbashin në grupin parlamentar, Gazment Bardhi për Nikollën: Kemi revokuar vendimin e 15 janarit 2022

13:30, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi rikthen nënkryetarin e Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.

Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD.

Sipas dokumentit, grupi parlamentar, në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.

Vendimi për përjashtimin e Bylykbashit dhe emrave të tjerë nga PD erdhi pas protestës së 8 janarit me arsyetimin se nuk u distancuan nga ngjarjet e asaj dite.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco