Berisha: Vazhdon me egërsi përpjekja për ta vënë nën kontroll të plotë opozitën, po përdoret pengu Lul Brava

Berisha: Vazhdon me egërsi përpjekja për ta vënë nën kontroll të plotë opozitën, po përdoret pengu Lul Brava

13:05, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, thirri sot Kryesinë e kësaj partie, në të cilën theksoi me forcë se po vazhdon me egërsi të paparë mohimi i të drejtave elementare kushtetuese të opozitë, po vazhdon me egërsi përpjekja për ta vënë në kontroll të plotë opozitën.

"Kjo mbledhje është thirrur në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të veçantë, - tha Berisha, në një tranmetim live të mbledhjes në selinë e PD-së. - Pas përfundimit të denoncimeve dhe verifikimeve të farsës elektorale maj 2023, për të cilën edhe njëherë dua të falënderoj të gjithë ata të cilët me përkushtim të madh, u angazhuan në këtë proces, nga anëtarësia deri te grupi qendror.

Por nëse ky proces në tërësi, u kompletua siç duhet të kompletohej, me përgjegjësi të plotë, ky proces vërtetoi para shqiptarëve dhe botës, se nën regjimin e Edi Ramës,

Shqipëria është vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Ky proces faktoi edhe njëherë se zgjedhjet nuk mund të vidhen dhe fitohen. Ato ose vidhen, ose fitohen.

Zgjedhjet në Shqipëri janë zgjedhje të vjedhura, të rrëmbyera, janë zgjedhje në të cilat u përdorën mekanizma nga më antikushtetuesë dhe antiligjorë, për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve dhe ndryshuar rezultatin e tyre.

Sot, në këtë aspekt, nuk jemi më vetëm, por kemi raportin e institucionit më të specializuar ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, që ka të njëjtat konstatime me ato që janë denoncuar nga PD.

Por, cilat janë zhvillimet e këtyre muajve pas kësaj farse?! - Zhvillimet janë si pasojë dramatike e farsës elektorale të 14 majit 2023.

Vazhdon me egërsi të paparë mohimi i të drejtave elementare kushtetuese të opozitës. Vazhdon me egërsi përpjekja për ta vënë në kontroll të plotë opozitën, e cila përfaqëson 600 mijë burra dhe gra, që votuan si idealistë, pavarësisht nga industria e tmerrshme e votës dhe makineria e tmerrshme e frikës.

Ato që ndodhin sot në parlamentin e Shqipërisë, nuk ndodhin kurrë në asnjë parlament në Europë përveçse të themi në Korenë e Veriut.

Në parlamentin e Shqipërisë, përdoret pushteti i krimit, i dalë nga krimi dhe vota e krimit për të shtypur, për të përjashtuar edhe ata përfaqësues të atyre 600 mijë zgjedhësve, që votuan kundër qeverisë në kushtet më të vështira. Përdoret brutaliteti dhe çdo mjet tjetër, për ta vënë opozitën në kontroll të plotë," nënvizoi kreu i opozitës.

"Rama përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava"

Më tej, Berisha tha: "Edi Rama shpalos çdo ditë e më shumë në Shqipëri, psikologjinë e etërve të tij xhelatë, të pushtetit pa opozitë. Edi Rama do të kontrollojë çdo gjë, të gjitha pushtetet në këtë vend.

Ka krijuar atë që në gjuhën popullore quhet shpif-opozitë. Në gjuhën aktuale, fake-opozitë. Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava dhe do t’ua servirë shqiptarëve këtë, si opozitarin e tij," vërejti ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco