Rama nëpërmjet Bashës: Deputetëve t’u ndalohet e drejta e denoncimeve

Rama nëpërmjet Bashës: Deputetëve t’u ndalohet e drejta e denoncimeve

10:50, 09/10/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha vazhdoi sot të bëjë lojën politike të Edi Ramës.

Në një postim në median sociale, Basha shkruan se do të propozojë një nismë ligjore, sipas të cilës deputeti duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij.

Një propozim i ngjashëm është bërë më herët edhe nga kryeministri Edi Rama.

Deputetët nuk lejohen të bëjnë denoncime, ndërsa në këtë mënyrë do mbajnë përgjegjësi për ato që thonë.

Rama njihet për qëndrimin e tij se përgjegjësia mbetet personale.

Madje kur iu kërkua të bënte një verifikim të kandidaturave për deputetë, ai tha se përgjegjësia e deklarimeve është personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco