Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

SYRI TV/ Merret sërish i pandehur, Ahmetaj hedh poshtë akuzën e fundit

17:27, 08/10/2023
A+ Aa A-

Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratoreve është marrë për herë të dytë i pandehur nga SPAK. Por në një reagim nga arratia, Ahmetaj ka deklaruar se pas goditjes ndaj tij qwndron një segment i organizuar politiko-mediatik, i financuar nga inceneratorwt. Ahmetaj shkruan se nuk wshtw “delja e zezë” por koka e vërtetë e zezë e kopesë është dikush tjetër.

SYRI TV

Ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi është marrë për herë të dytë i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në “Rrugën e Kavajës”. Në një postim në facebook, Ahmetaj e cilëson këtë të dosje të organizuar nga segmente të politikës dhe medias, të cilat sipas tij financohen me paratë e aferës së inceneratorëve dhe shton koka e zeze e kopese eshte dikush tjeter dhe jo ai:

Faktet e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë "delen e zezë", përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.

Më tej ish ministri Ahmetaj paralajmëron se do të publikojë të vërteta te tjera për këtë dosje, si dhe duke mos përmendur emër konkret shkruan se dikujt I duhet një zhurme e tillë.

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë...përkohësisht. Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi. Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta "të vërtetit" i duhet një zhurmë tjetër!

Ahmetaj ka hedhur poshte edhe akuzen e fundit te ngritur nga SPAK, duke thene se permes zbatimit te ligjit jane mbrojtur aksionet e shtetit.

Cili është thelbi i asaj dosje?

Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit.

Arben Ahmetaj i cilesoi si fabrikime akuzat ndaj tij per ceshtjen e inceneratoreve dhe shprehu rezervat e tij ndaj menyres sesi jepet drejtesia ne Shqiperi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco