GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit

10:15, 07/10/2023
A+ Aa A-

GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre.

GJKKO ka caktuar ndaj Tucit dënimin me një vit burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar si dhe heqjen për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shkatërrim prone’, pasi se dhanë leje për një rruge në një fshat të thellë të kësaj njësie.

Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco