Ministrat e Jashtëm të BE sot në Tiranë - Ministeriali në kuadër të Samitit të Berlinit

Ministrat e Jashtëm të BE sot në Tiranë - Ministeriali në kuadër të Samitit të Berlinit

07:59, 06/10/2023
A+ Aa A-

Sot, më 6 tetor do të mbahet në Tiranë për herë të parë takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit Në fokus: Situata aktuale gjeopolitike; Sfidat & Mundësitë e rajonit; Forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal; Avancimi i procesit të Integrimit drejt BE-së.

Takimi drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani së bashku me homologët e tij, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasprës të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe homologë të tjerë nga Ballkani Perëndimor e shtetet pjesëmarrëse të Procesit të Berlinit, do t’i bashkohen Takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Pas përfundimit të Ministerialit, Ministri Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë dhe Komisioneri për zgjerimin i KE-së, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco