Bylykbashi: Presidenti të kthejë ligjin për shtetësinë. Votimi ishte antikushtetues

Bylykbashi: Presidenti të kthejë ligjin për shtetësinë. Votimi ishte antikushtetues

22:22, 05/10/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin për shtetësinë.

Në sallën e Kuvendit, Bylykbashi rendit arsyet se përse ky ligj duhet të kthehet pasi votimi ishte antikushtetues.

Sipas Bylykbashit, ky precedent mund te sjellë pasoja të rënda pasi nkë ditë parlamenti mund të miratojë edhe nene të Kodit Zgjedhor me më pak se 84 vota.

Bylykbashi: Në seancën e kaluar, pati një votim këtu të një ligji që kërkon shumicë të cilësuar, ligji për shtetësinë, i cili kërkon 84 vota. 84 votat i kërkon në leximin e parë, në votimin në parim, i kërkon në leximin e dytë pra në votimin nen për nen. Pra cdo presje në një ligj që Kushtetuta e kërkon me 3/5 duhet të miratohet me minimumi 84 vota. Dhe më pas votimi në tërësi, votimi në tërësi kërkon gjithashtu 84 vota. Nëse votimi i neneve apo i presjeve të caktuara të neneve, është i gabuar, kjo mund të cojë që parlamenti  në votimin e fundit, në tërësi ta votojë kundër një projektligj që në parim mund të duket i mirë. Ai që është teksti i ligjit sot që ka votuar ky parlament janë amendamentet e PS të cilët ndryshuan këtë ligj dhe që janë votuar me më pak se 84 vota, edhe pse vetë ligji e përsëris kërkon 84 vota, me 70 e ca vota secili nen. E kam ngritur atë cështje në seance e përsëris sot, ai ligj është anti kushtetues. I bëj thirrjë nga ky Kuvend, nga kjo foltore Presidentit të Republikës mos ta dekretojë. 

Cili është rreziku? Nëse i hapim portën kësaj shkelje të paprecedent kushtetuese ne rrezikojmë që Kodin Zgjedhor kur të sillet këtu, eventualisht pas filmave të njëjtë me atë që u bë pas Këshillit Politik kur u ndryshua në mënyrë të njëanshme Kodi Zgjedhor në 5 tetor të vitit 2020, do të ketë nene të Kodit Zgjedhor që do të bëjnë hatanë e që do të miratohen me shumicë të thjeshtë por jo me 84 vota. Është e papranueshme që të lejohet kjo nga ky parlament por Presidenti i Republikës është i pari dhe e përsëris i bëj thirrje Presidentit te Republikës, atë ligj ta kthejë pas për rishqyrtim në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco