Berisha: Korrupsioni transnacional, shkatërrimtar për një demokraci dhe një komb! Fitoi Rama

21:55, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në Çim Peka Live, ka folur sërish për dizenjimin nga ShBA, duke theksuar se Amerika është vendi i parimeve të mëdha idealeve të mëdha por edhe i gabimeve të mëdha.

Berisha theksoi edhe njëherë se Amerika në momentin kur të nxjerrin një fakt një dokument të vetëm që të argumentojnë atë që kanë thënë për të, atëherë kreu i opozitës i thotë mirupafshim politikës, përndryshe ai do luftojë duke përmbushur një mision shumë të madh.

‘Korrupsioni trans-nacional faktohet këtu si një faktor shkatërrimtar për një demokraci por edhe për një komb. Se çfarë ndodh këtu, kush fitoi me këtë, qeveria fitoi këtu, fitoi Edi Rama’, u shpreh Berisha.

Berisha: Dy epitete kisha unë kur isha kryeministër në arenën ndërkombëtare. E para tepër pro-amerikan dhe i pakorruptueshëm, e thonin. Unë isha pro-amerikan, mendoj se kam pasur shumë të drejtë pasi momentet kritike të lirisë së kombit tim lidhen me ShBA-të më shumë se me çdo komb tjetër, por unë nuk jam naiv. Amerika është vendi i parimeve të mëdha idealeve të mëdha por edhe i gabimeve të mëdha.

Kur një president amerikan thotë që gabimi im më i madh ishte fillimi i luftës me të gjitha pasojat kështuqë që unë e marr Amerikën siç është dhe në këtë kontekst jam shprehur që në momentin kur të nxjerrin një fakt një dokument të vetëm që të argumentojnë atë që kanë thënë unë them mirupafshim përndryshe do luftoj bile e konsideroj se po përmbush një mision shumë të madh.

Sepse korrupsioni trans-nacional faktohet këtu si një faktor shkatërrimtar për një demokraci por edhe për një komb. Se çfarë ndodh këtu, kush fitoi me këtë, qeveria fitoi këtu, fitoi Edi Rama.

Un kam publikuar diçka por do tregoj të dhëna të tjera kur të vijë koha por...

Unë mbetetm i motivuar dhe besoj se nuk po mbroj veten time në këtë rast por besoj fortë se po mbroj disa parime që janë jetike për sovranitetin e vendit tim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco