Alizoti - Ramës: Shko tregoi familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt

14:02, 05/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka folur gjatë seancës së sotme ne Kuvend ku ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve më të fundit të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Alizoti: Kryeministër, shko tregoi Familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt, që vdiqën për ketë tokë, shko thuaji Arbenitës vajzës së policit të vrarë që pret të martohet e të bëjë familje pa babin e saje thuaji asaj që Kosova është tokë e askujt!

A e dini që Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit. Ju popull i dashur i Kosovës që keni qenë zemra e popullit shqiptar, fatkeqësisht sot kur flitet për fatin tuaj deputeti shqiptar s'është këtu sepse po drekon dikund jashtë Kuvendit të Shqipërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco