‘Kosova tokë e askujt’/ Financial Times redakton intervistën e Ramës pas reagimeve: E kishte fjalën për Veriun

‘Kosova tokë e askujt’/ Financial Times redakton intervistën e Ramës pas reagimeve: E kishte fjalën për Veriun

19:22, 04/10/2023
A+ Aa A-

Gazeta britanike ‘Financial Times’ ka përmirësuar një pjesë të intervistës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me veriun e Kosovës.

Gazetari Marton Dunai ka sqaruar nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur deri më tani si Twitter, që pjesa kur Rama flet për ‘tokën e askujt’, e ka pasur fjalën për veriun e Kosovës dhe jo për tërë territorin e Republikës së Kosovës.

‘E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po fliste për problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin’, ka shkruar ai.

 ‘Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur’, thuhej në artikullin e prestigjiozes britanike, të ketë thënë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco