SYRI TV/ 'Taksa e re po na falimenton' - Rama përplaset me ndërtuesit për taksën e sheshtë

13:12, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ndërtuesit janë përplasur me kryeministrin Edi Rama për kundërshtitë që ata kanë për taksën e referencës. Teksa ndërtuesit deklaruan se kjo rritje në mes të vitit sjell probleme deri në falimentim për ta, Kryeministri e justifikoi vendimin me shkallën e lartë të informalitetit. Kryeministri u largua nga takimi pas debateve, ndërsa ndërtuesit kanë paralajmëruar largim nga vendi në rast mosreagimi nga ana e qeverisë.

Nga SYRI TV

Ndërtuesit janë përplasur me kryeministrin Edi Rama për taksën e referencës, në tryezën që qeveria ka zhvilluar me biznesin për lehtësimin e procedurave administrative.

Ndërtuesit e kanë cilësuar rritjen e çmimit të referencës në mes të vitit, një vendim që mund t’u rrezikojë atyre falimentimin, por kjo ankesë nuk është marrë parasysh nga Kryeministri, i cili e justifikoi me shkallën e lartë të informalitetit.

Pas debatit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të largohet nga takimi, por kanë qenë sërish ndërtuesit që kanë paralajmëruar situatën e rëndë ku po zhyten për shkak të kësaj takes shtesë, duke paralajmëruar edhe largimin nga vendi.

Ndërsa taksa e referencës është kthyer në debat mes ndërtuesve dhe kryeministrit Edi Rama, ata që preken nga ky vendim janë qytetarët.

Nga njëra anë, ndërtuesit kanë paralajmëruar se këtë taksë shtesë do ta shkarkojnë në çmimet që kanë nisur prej kohësh rritjen, ndërsa nga ana tjetër qeveria në pamundësi kontrolli të informalitetit në ndërtim ka zgjedhur që të penalizojë çdo qytetar që mund të shesë, blejë, japë apo të marrë me qira, një banesë apo biznes në Tiranë.

Për shkak të çmimit të ri të referencës, tregu imobiliar  në Tiranë ka nisur një rritje marramendëse duke e bërë edhe më të pamundur, jetesën në kryeqytet apo blerjen e një banese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco