Lubonja: Vuçiç kërkon të shfrytëzojë krizën e lidershipit perëndimor për të aneksuar veriun e Kosovës, si Putini në Ukrainë

Lubonja: Vuçiç kërkon të shfrytëzojë krizën e lidershipit perëndimor për të aneksuar veriun e Kosovës, si Putini në Ukrainë

00:11, 03/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka folur të hënën në emisionin “Open” nga Eni Vasili për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj veriut.  

Në analizën e tij Lubonja vuri theksin te kriza që ekziston në lidershipin perëndimor dhe shfrytëzimin e kësaj krize që po i bën Aleksandër Vuçiç për të aneksuar veriun e Kosovës. 

Më tej Lubonja shtoi se presidenti serb kërkon të përdorë të njëjtën mënyrë që po përdor Putin në Ukrainë, me Kosovën

“Rreziku më i madh është lufta. Ky operacion nga Serbia kërkon të shfrytëzojë problemet që ka Perëndimi, referuar luftës në Ukrainë. Opsioni është “le ta mbajmë mirë Vuçiçin” dhe ai e ka shfrytëzuar këtë krizë. Duke shfrytëzuar këtë gjë dhe marrë shkas nga Rusia, do të japin një zgjedhje për një ndarje territoresh.

Vuçiç këtë po pret. Se sa serbë janë të angazhuar për luftë, apo janë pjesë e bandave terroriste, këtë nuk e dimë. Përgjithësisht ata nuk e njohin Kosovën dhe shprehen se janë serbë. Skenari është në funksion të provokimit të Perëndimit dhe dobësinë që ka treguar për Vuçiçin”,– u shpreh Lubonja.

Lubonja gjithashtu përmdeni edhe faktin që Rama ka kundërthënie në qëndrime e tij ndaj Kosovës, pasi në qershor të këtij viti e ka quajtur futjen e KFOR në veri si gjëja më e keqe për Kosovën. Dhe së fundmi Rama kërkoi që KFOR të ndërhyjë dhe të kontrollojë Veriun e Kosovës, kërkesë kjo që u bë ngjashëm edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco