‘Takim i fshehtë Rama-Vuçiç’/ Berisha: Ja plani djallëzor që u gatua në New York

‘Takim i fshehtë Rama-Vuçiç’/ Berisha: Ja plani djallëzor që u gatua në New York

21:52, 02/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka zhvilluar një takim të fshehtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në New York.

I ftuar në ‘Quo Vadis’, Berisha deklaroi se fokusi i takimit ishte plani djallëzor në dëm të Kosovës.

Gjithashtu Berisha renditi edhe arsyen që sipas tij konfirmojnë bashkëpunimin e Ramës me presidentin serb.

Berisha: Ai kalkuloi keq. Ai kishte bërë një takim të fshehtë, sipas burimeve, me Edi Ramën, në New York dhe ai e konsideronte se Albin Kurti ishte njeriu i demonizuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ai mashtrimet e tij, të turpshme, të krijuara në një mit dhe aspak një realitet, të terrorit që ushtrohet gjoja ndaj serbëve në komunat e veriut nga qeveria e Kosovës, që është absolutisht gënjeshtër, kanë zënë vend dhe në një farë mënyre sipas tij do të justifikonin para komunitetit ndërkombëtar këtë rebelim të serbëve të veriut të organizuar nga Beogradi”, duke theksuar se bëhet fjalë për atë që edhe Rama kërkoi, siç është vendosja e KFOR në veri dhe jo e Policisë së Kosovës.

Ai kurrë nuk e cilësoi akt terrorist sulmin dhe vrasjes e oficerit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Së dyti nuk citoi ndonjëherë Beogradin apo Vuçiç si organizator i këtij akti. Së treti, arriti gjer në cinizmin më ekstrem, nuk shprehu ngushëllime për familjen Bonjaku dhe forcat e Policisë së Kosovës. Së fundmi, më e rëndësishmja kërkoi me urgjencë vendosjen e komunave të veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR. Ishte skenar i bashkërenduar në skenarin e fshehtë në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco