‘Qeni që leh nuk të ha’/ 'Qeni' për të cilin flet Taulant Balla akuzohet se i ka ngrënë 6 jetë njerëzish

‘Qeni që leh nuk të ha’/ 'Qeni' për të cilin flet Taulant Balla akuzohet se i ka ngrënë 6 jetë njerëzish

20:57, 02/10/2023
A+ Aa A-

Në mënyrë figurative, ministri i Brendshëm i një vendi është “kryeqeni” që duhet të kujdeset për sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve. 
Mirëpo, siç edhe e ka përmendur vetë Ministri Balla sot, ka qen që lehin dhe nuk të hanë, dhe ky është rasti i tij, që vetëm leh vend e pa vend, ndërkohë rendi publik është krejtësisht në duart e bandave. 

Së fundi, doli në publik lajmi se dy prokurorë dhe një avokat janë kërcënuar me jetë nga banda e Laert Haxhiut.

Çështja është alarmante dhe tepër serioze për njerëzit e drejtësisë, por mesa duket nuk është e tillë për mikun e ngushtë të banditëve, Taulant Ballën. 

Balla në vend të alarmohej, ose së paku të shtirej i tillë, siç bën në rastet e zjarreve, i ka habitur të gjithë me komentin e tij të frikshëm, teksa ka thënë se, “qeni që leh nuk të ha”, duke aluduar kështu që organet e rendit mos ta marrin edhe aq seriozisht kërcënimin e prokurorëve dhe avokatit. 

Nëse Balla do ishte thjeshtë deputet, kjo deklaratë edhe mund të mos ishte kaq alarmuese, por në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, kjo deklaratë, në çdo vend të botës do t’i kushtonte postin ministrit. 

Ata “qentë që lehin, por nuk të hanë” që përmend Balla i kanë ngrënë nja 6 persona, akuza e drejtpërdrejtë e drejtësisë për Laert Haxhiun dhe bandën e tij përfshin së paku 6 vrasje. Ndërkohë ministri thotë që këta janë qen që nuk të hanë.

Dy janë mundësitë e një deklarate të tillë:

1-Ministri ka komunikim personal me bandën dhe kërcënimi mund të jetë i koordinuar me të për të zhvendosur vëmendjen.

2-Ministri është i papërgjegjshëm për ç’nxjerr nga goja dhe ndodhet në vendin e gabuar.

Të dyja variantet janë shumë të drejta për personin në fjalë. Bile, në vend krejt normal, Taulant Balla nuk duhej ta mbyllte ditën e sotme më ministër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco