‘Kosova është Serbi’/ Ambasada ruse nxit reagime të ashpra në Kanada

‘Kosova është Serbi’/ Ambasada ruse nxit reagime të ashpra në Kanada

17:11, 30/09/2023
A+ Aa A-

Ambasada ruse në Kanada ka provokuar përmes një postimi në Twitter duke shkruar në faqen zyrtare “Kosova është Serbi”.

Ky reagim provokues erdhi menjëherë pas njoftimit që Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të premten mbi shtimin e trupave të KFOR në veri të Kosovës.

“Aleatët e NATO-s u takuan sot dhe shprehën shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës. Misioni KFOR i NATO-s do të ndërmarrë gjithmonë veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë”, shkroi dje Stoltenberg në Tëitter.

Ishte pikërisht ky postim që u shpërnda më pas nga Ambasada e Rusisë në Kanada duke i bashkëngjitur mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”.

Kjo deklaratë e ka nxitur një reagim të gjerë ndërkombëtarë, për shkak dhe të kontekstit që bëhet, në kohën e tensioneve në veri të Kosovës.

Eksperti austriak i dezinformimit, Dietmar Pichler, e cilësoi postimin si një tregues të qartë të lojës që Rusia po luan në Ballkan.

“Ky thotë shumë për rolin që luan Rusia në Ballkan dhe gjithashtu zbulon shumë për Serbinë. Duhet të rishqyrtojmë politikën e ‘dyanësisë’ para se të jetë tepër vonë”, ka thënë Pichler.

Sakaq asistentja italiane e akredituar në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, thekson se BE-ja duhet ta marrë parasysh çfarë mund të ndodhë më pas nëse pas përplasjes në veri të Kosovës qëndron Serbia.

“BE-ja duhet të dijë se çfarë mund të ndodhë më pas, duke pasur parasysh se pas kësaj qëndron edhe Rusia”, ka shkruar Woelk në Twitter.

Ish-ministri i Energjisë, Minierave dhe Industrisë i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Reuf Bajroviç, ka reaguar gjithashtu.

“Në rast se nuk është e qartë se kush qëndron pas krizës në veri të Kosovës”, ka shkruar ajo duke rishpërndarë njoftimin e ambasadës ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco