Implikimi i Elisa Spiropali te inceneratorët

Implikimi i Elisa Spiropali te inceneratorët

20:02, 29/09/2023
A+ Aa A-

Nje dite me pare, u publikua një material në lidhje me ministren Elisa Spiropali dhe nyjat që e bashkojnë atë me njerëzit e inceneratorëve.

Cilat janë lidhjet, përfitimet apo veprimet e kryera nga familjarët e saj në lidhje me njerëzit e inceneratorëve?

Theksojmë se nuk është rastësi që kompanitë e inceneratorëve, të cilat aktivitetin e tyre fillestar kanë pasur matësit e ujit, kanë shkuar në ujësjellësin e Fierit, kanë marrë tender për matësit dhe më pas kanë shkuar deri tek inceneratori duke përdorur pushtetin vendor atje për të shpallur një emergjencë.

Kjo ka ndodhur në Elbasan, në Fier, por edhe në Tiranë. Të tre ujësjellësit e Elbasanit, të Fierit dhe Tiranës janë institucione të cilat kanë dhënë tenderë krejtësisht të dyshimtë për matësit e ujit.

Më pas shtrirja e tentakulave me pushtetin vendor dihet që ka çuar në ndërtimin e inceneratorëve dhe aferën e skandalin më të madh korruptiv të 30 viteve në Shqipëri që ka kapur vlerën prej 170 milionë eurosh. Me kontrata koncesionare të firmosura që mund të shkonin në 30 vjet gati 1 miliard euro...

Lidhjet e Elisës, me pak fjalë

Bashkëshorti i Elisës, Salarjon Tota, është ish-drejtor i ujësjellësit të Fierit, ku sipas një dokumenti të SPAK-ut punëson Klodian Zoton si këshilltar të jashtëm. Dokumenti është zyrtar, është nga SPAK-u, nga kallëzimi për inceneratorin e Fierit, raporton CNA.

Image

Më pas, në vitin 2014 kompania, subjekti METRONET që ka akisonerë kompaninë "Teo Alb", Klodian Zoton e "ITS" e të tjerë përfiton një tender 4 miliardë lekë për matësit e ujit në Fier, matës inteligjentë të quajtur, në fakt, është treguar dhe vërtetuar që nuk kushtonin më shumë se 25 dollarë copa dhe që janë shitur me miliona euro, janë faturuar te klientët e varfër shqiptarë të ujësjellësit të Fierit, Korçës, Elbasanit, Lushnjës, Beratit e të tjerë.

ImageImage

Pra, bashkëshorti i Elisës merr këshilltar Klodian Zoton dhe i jep një tender Klodian Zotos.

Këto janë dy faktet e para.

Fakti i tretë, kompania "Teo Alb", e cila është bashkaksionere me kompaninë që ka fituar matësit e ujit, tenderin 4 miliardë lekë, lëshon një vërtetim për Stela Gugalljën në vitin 2014, në kohën kur ndërtohet dosja e inceneratorit të Elbasanit, ku Stela Gugallja s’kishte asnjë ekspertizë, ndërton një kompani me thjesht dhe vetëm me 100 lekë në bankë.

Shkon dhe merr një koncesion 24 milionë euro për një incenerator që është në gjendje në Elbasan, por që nuk funksionon. Pak vite pasi ka përfunduar, pretendohet se është në remont, ndërkohë nga ana tjetër për t'u vënë në funksion, do një shumë prej dy milionë eurosh në vit.

Pra lidhja është: bashkëshorti i Elisës, drejtor tek ujësjellësi, merr këshilltar Klodin. Klodi fiton tenderin. Kompania bashkëfituese e tenderit i jep vërtetim Stela Gugalljës të inceneratorit të Elbasanit, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, "trurit" të inceneratorëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco