Berisha: Nuk ka njeri të besojë se McGongal e solli Neza. Dosja e tij më unikja në botë, një kryeministër dhe shefi i FBI të lidhur me krimin

21:55, 26/09/2023
A+ Aa A-

Lideri i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin A Show në SYRI TV për të komentuar zhvillimet e fundit me dosjen McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë skandal.

Berisha është shprehur se një nga njerëzit më të rëndësishëm të kundërzbulimit SHBA është i përfshirë në këtë skandal me kryeministrin e një vendi tjetër.

Shefi i kundërzbulimit të FBI për New York që është një nga njerëzit më të rëndësishëm të SHBA të vijë në Shqipëri për Agron Nezën ose mbi Agron Nezë që thotë më solli kjo është e vështirë për tu besuar.

Cili është pozicioni i Agron Nezës në këtë kontekst atë do ë merret vesh më vonë, por një agjent lëviz me lidhje agjenturore dhe nuk përjashtojnë kurrë mundësinë se ai ka ardhur këtu nëpërmjet lidhje vetë tij, e solli Derypaska këtu nuk e di këtë e sqaron ai por që Shqipëria të bëhet një pol kryesor i njëjtë për njerëzit më të rëndësishëm për njerëzit e kundërzbulimit të SHBA kjo është një rrallësi një ekspension.

Ka një unikalitet, dosja që shkoi në Washington është unike në historinë e botës nuk mund të gjesh ti në arkivën e krimit botëror dy persona kaq të lartë dhe aq të rëndësishëm si njëri një nga më të rëndësishëm në FI dhe tjetri kryeministër të lidhur në krim.

Kjo është unike pra në analet e zeza të krimit kjo do të mbetet një nga dosjet më të veçanta në histori. Angazhim i tij kundër opozitës sigurisht që është bërë kundrejt një çmimi që ai 220 mijë dollarë janë vetëm një kafe e të tjerat e nuk i marrim vesh, por në këtë angazhim ai ka shkelur ligjin e vendit të vet dhe betimin  tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco