Sali Berisha: Vuçiçi i pabesë. Bashkë me Ramën, kryeministri më i lidhur me krimin

21:22, 26/09/2023
A+ Aa A-

Për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama janë dy kryeministrat më të lidhur me krimin në rajon.

Gjatë bisedës në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Berisha tha se Vuçiçi është një i pabesë, sepse ‘nga një anë ulet në tavolinë dhe nga ana tjetër fut armët, mortajat dhe granat hedhësa për të organizuar kryengritje dhe gjakderdhje’.

‘Tre vite më parë, në një takim ndërkombëtar kam lexuar një shënim, ‘Gadishulli i dy Ballkaneve’. Kjo sot është më e vërtetë se 3 vite më parë. Vuçiç është njeriu që mban të varur luftën dhe konfliktin në gozhdë dhe kërcënon mbarë rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar në një farë mënyre.

Zhvillimi më dramatik që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot ishte zhvillimi i para dy ditëve. Aleksandër Vuçiç me qëndrimin e tij përmbysi të gjitha përpjekjet që janë bërë deri sot. Ai tregoi se është aq i pabesë, që nga një anë ulet në tavolinë dhe nga ana tjetër fut armët, mortajat dhe granat hedhësa për të organizuar kryengritje dhe gjakderdhje.

I gjithë fakti është ky. Ka 24 vite që ka përfunduar lufta. A jemi ne larg saj? Jo nuk jemi dhe kjo për shkak të një njeriu i cili ka kryer krime gjenocidi si Gebëlsi i Millosheviçit. Ka vazhduar me Bjellivukët e tij, të jetë bashkë me Ramën, kryeministri më i lidhur me krimin në rajon.

Unë jam për dialog, por cili dialog? Ai dialog i cili njeh realitetin, dhe ky realitet është ky. Kapet i gjithë komuniteti ndërkombëtar tek asociacioni. Po çfarë është asociacioni? Është një shoqatë. Nuk ka asnjë vështirësi që serbët të kenë shoqatën për gjuhën, kulturën dhe besimin e tyre. Lokalit dhe çfarë kanë ato rentat, e pasurive siç duhet ti marrin në përputhje me standardin ndërkombëtar.

Çfarë duan tjetër ata në një kohë kur kanë 3 herë më shumë të drejta se sa shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Po të shkosh në Preshevë nuk i lejon ta shkruajnë Komuna, por e shkruajnë serbisht’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco