Bajram Begaj në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano

Bajram Begaj në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano

21:15, 26/09/2023
A+ Aa A-

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.

Në ceremoninë e zhvilluar në Selinë e Parlamentit italian në Romë, janē të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.

Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.

Napolitano ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare. Vdekja ndodhi në një klinikë, ku president ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Ndërsa më herët më 24 Prill 2018 u operua për një mosfunksionim të pjesshëm të aortës.

Napolitano u zgjodh President i Republikës më 15 maj 2006 dhe më pas për herë të dytë më 22 prill 2013, në këtë rast duke qëndruar në detyrë për më pak se dy vjet.

I lindur në Napoli në vitin 1925, ai ishte Presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës së Italisë. Në vitin 1992 ai pasoi Oscar Luigi Scalfato si President i Dhomës dhe në 1996 ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë Prodi I.

Ai ishte gjithashtu presidenti i parë i Republikës që ka shërbyer në radhët e Partisë Komuniste Italiane. Gjatë periudhës së tij si President i Republikës, ai u dha mandate qeveritare pesë presidentëve dhe emëroi pesë senatorë të përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco