Gjokutaj: Pranimi i fajit nga McGonigal fakton akuzat, SPAK duhet të nisi një procedim penal ndaj Ramës

18:28, 26/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren, Sonila Meço për të diskutuar mbi të rejat dhe zhvillimet në çështjen McGonigal dhe lidhjet e Ramës me agjentin e FBI ishte avokati, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se pranim i fajit nga ana e McGonigal ka faktuar akuzat dhe provat dhe në këto fakte përmendet emri i Ramës më shumë se 15 herë dhe aq mjafton që SPAK të nisi një procedim penal për kryeminstrin.

"E gjithë pyetja që ka ngërthyer opinionin publik është nëse pushtetarët tanë kanë lidhje me McGongal, ndërkohë që ne jemi të lidhur kokë e këmbë në atë akuzë pasi emri i kryeministrit shqiptar është përmendur 15 herë dhe është pjesë thelbësore e atij procesi.

Pranimi i fajit nga ana e McGonigal e ka hapur kutinë  e pandorës sepse po sikur ai të vijonte deklarimin të ishte i pafajshëm llogarisni se çfarë provash të llahtarshme ka aty ku kanë detyruar të ulë kokën një nga eksponentët më të lartë të FBI të pranojë faktet dhe të shpallet i pafajshëm.

Pranimi i fajësisë të tij i jep vlerë juridike të gjitha kateve dhe provave në ngarkim të tij, por pyetja lind natyrshëm se për çfarë është penduar Mc Gonigal, a është penduar për paratë që i ka dhënë Neza të marra nga kryeministri Rama së bashku me Duçkën dhe Nezën.

E reja që kemi ne sot në dorë është se nga dyshime ne tani i kemi të kthyer në prova pasi zotëria ka kërkuar falje dhe ka pranuar faktet dhe provat që janë ngritur ndaj ti, ky qëndrim i McGonigal e bën të domosdoshëm regjistrimin penal në Shqipëri për këtë ngjarje. Një SPAK që ka ardhur për të mbyllur kulturën e pandëshkueshmërisë mund at nisi shumë thjesht çështja dhe të hetohen provat dhe faktet që e lidhin atë me Ramën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco