Hisen Berisha, i prerë kundër Ramës: Konferencat 'e paqes', rrezik për Kosovën dhe në interes të Serbisë!

09:27, 26/09/2023
A+ Aa A-

"Nuk është më koha që të luhet me kartën e konferencave... Shpallja e pavarësisë është njohur nga mbi 100 shtete, është njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

Politikani kosovar Hisen Berisha, deputet i PDK, gjeneral, anëtar i Këshillit të Sigurisë në parlamentin e Kosovës, deklaroi se ata presin shumë nga Shqipëria që të luajë rolin e vet në instancat ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, por, theksoi ai, se propozime të tilla si konferenca e Dejtonit apo të tjera për Kosovës janë të rrezikshme për këtë shtet  pavarësia e të cilit tanimë është e padiskutueshme dhe shkojnë vetëm në interes të Serbisë.

Z. Berisha nuk iu referua me emër kryeministrit të Shqipërisë, por propozimi për "një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e BE dhe SHBA" për Kosovën u bë në rrjetin X nga kryeministri Edi Rama dje, më 24 shtator.

Sot, në një intervistë sot në  emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Hisen Berisha, i  pyetur se çfarë kërkojnë nga Shqipëria pas zhvillimeve më të fundit në Kosovë, u përgjigj:

“Nga Shqipëria ne presim gjithmonë që diplomacia shqiptare të luajë rolin e vet në të gjitha instancat dhe mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare. Nuk mund të thuhet se nuk ka rol Shqipëria, sepse suksesi i Kosovës është i lidhur ngushtësisht me mbështetjen nga Shqipëria, pa marrë parasysh se kush drejtuar atje, mirëpo, tani nuk është më koha që të luhet me kartën e konferencave, - theksoi Berisha. - Kjo për mua nxit shumë indikacione dhe se ku po pretendohet të dërgohet çështja e Kosovës.

Kosova e ka mbyllur procesin e shtetësisë. Kufijtë e Kosovës janë ajo hartë që është në flamur. Kosova është njohur mbi marrëveshjet ndërkombëtare dhe shpallja e pavarësisë është njohur nga mbi 100 shtete. Është njohur nga Shtetet e bbashkuara të Amerikës në kufijtë ekzistues. Prandaj, çdo tendencë për të hapur rrugë të reja të tilla të Dejtonëve apo konferencave të veçanta, është rrezik për Kosovën, është dashakeqëse për Kosovën dhe i shërben vetëm interesave të Serbisë,” theksoi politikani nga Kosova./ar/sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco