Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Agim Nesho mbi tensionet në Kosovë: Kjo është situata më e rëndë që pas vitit 2000

17:13, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ish diplomati Agim Nesho i ftuar në Syri Tv në 'Edicionin e Pasdites', ka komentuar situatën e trazuar në Kosovë, ku Policia ka bërë të ditur se tre sulmues janë vrarë, një sulmues është arrestuar dhe gjithashtu janë arrestuar edhe katër të tjerë të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Nesho e quajti mjaft serioze situatën teksa u shpreh se nga viti 2000, sot është cënuar hapur sovraniteti i Kosovës.

Kjo është një situatë e rëndë që pas vitit 2000, është situata më e rëndë që ka të bëjë më sovranitetin dhe të ardhmen e republikës së Kosovës.

Është një ngjarje ku është ndërhyrë direkt në sovranitetin e një shteti, është ekuivalentja e sulmit që ka bërë Rusia në Ukrainë ku pa asnjë arsye në territorin e Kosovës jo vetëm kanë hyrë më mjete të blinduara dhe të armatosura por kanë vrarë dhe një shqiptar.

Në këtë kuptim unë mendoj se këtu ka një tendencë politika serbe, të bëhet dhe të provokojë një vartër të re konflikti në Ballkanin Perëndimor duke qenë se politika e saj është njësuar tashmë me Rusinë dhe kemi një Serbi që nuk çan kokën por në zonat e perëndimit kemi deklaratat e zotit Vuçiç që nuk merr asnjë porosi nga asnjë fuqi perëndimore se çfarë duhet të bëjë me sanksionet ruse, apo duke e quajtur politikën e Washingtonit dhe vendeve të NATOS si provokuese, të cilat e sollën tensionin deri në këtë situatë.

Kjo është një situatë ku Serbia në mënyrë provokuese po e mban të ndezur një konflikt i cili nuk është i tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco