'Edi Rama bashkëfajtor kryesor në veprat penale të McGonigal'/ Berisha: Dosja Rama- McGonigal unike në historinë botërore të krimit

'Edi Rama bashkëfajtor kryesor në veprat penale të McGonigal'/ Berisha: Dosja Rama- McGonigal unike në historinë botërore të krimit

15:29, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me dosjen McGonigal-Rama.

‘Në aktpadinë e Prokurorisë Amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë i lidhur me veprimtarinë e McGonigal, përmendej në dosjen e Ëashingtonit 14 herë, mbasi ai me vendim të një Jurie të Madhe ishte vëzhguar për vite të tëra në të gjitha llojet e komunikimeve të tij. Ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri McGonigal, Rama përmendet 11 herë të tjera. Pra marrëveshja e negociuar, jo vetëm nuk ka kursyer sado pak Ramën si bashkëfajtor me McGonigal, por e ka ekspozuar atë para publikut amerikan, shqiptar dhe botëror’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, data 23 shtator e vitit 2023 do të gdhendet në analet e krimit të SHBA, Shqipërisë dhe botës, me gërma të zeza. Kjo sepse, kjo është e para dosje krimi në histori që përfshin dy personazhe të nivelit si asnjëherë më parë, Charles McGonigal njërin nga personat më të fuqishëm të kundërzbulimit të SHBA dhe Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë të lidhur, jo në spiunazh, por në një seri veprash penale.

Në aktpadinë e Prokurorisë Amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë i lidhur me veprimtarinë e McGonigal, përmendej në dosjen e Ëashingtonit 14 herë, mbasi ai me vendim të një Jurie të Madhe ishte vëzhguar për vite të tëra në të gjitha llojet e komunikimeve të tij. Ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri McGonigal, Rama përmendet 11 herë të tjera. Pra marrëveshja e negociuar, jo vetëm nuk ka kursyer sado pak Ramën si bashkëfajtor me McGonigal, por e ka ekspozuar atë para publikut amerikan, shqiptar dhe botëror.

Përmendja e Edi Ramës 11 herë si bashkëfajtor në deklaratën e McGonigal, për të cilin Rama edhe pas arrestimit u shpreh se: “E kam për nder miqësinë me të”, vetëm e vetëm që ai të mos fliste, tregon se McGonigal nga pendesa apo shkaqe të tjera duke lakuar emrin e tij në 11 raste i tha Edi Ramës publikisht se fajin do ta ndajmë bashkë.

Të dashur miq, këtu më poshtë keni analizën nga gazetarë të pavarur të 11 rasteve, në të cilat Edi Rama përmendet në deklaratën e McGonigal para gjykatës. Shtoj këtu se edhe vetë gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly në seancë pyet McGonigal për lidhjet e tij të vazhdueshme me Edi Ramën.

—————————————

11 raste kur Rama del në rrëfimin, që çon në burg Charles McGonigal

Marrëveshja mes prokurorëve amerikanë dhe ish-shefit të diskretituar të FBI-së, Charles McGonigal është arritur në hartimin e një dokumenti ku përshkruhen detaje nga vizitat e tij në Shqipëri, kontaktet me kryeministrin Rama, politikanë të tjerë, biznesmenë, nisja e hetimeve për lobistin e Bashës, interesi për licensat e naftës etj.

Kuptohet se nga takimi i parë në Tiranë e deri te prangosja në SHBA, marrëdhënia e McGonigal me Edi Ramën ka qenë kyçe, pasi qëllimi i shefit të FBI-së ishte të bënte para, për të përballuar jetën paralele me të dashurën e tij në New York, apo për pagesat e shtrenjta të kolegjit të fëmijëve, ndërsa shumë shpejt ai priste të dilte në pension.

Në akt-padinë e prokurorisë amerikane, Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë përmendej 14 herë për të shpjeguar veprimtarinë e McGonigal, ndërsa në marrëveshjen që ka firmosur vetë i pandehuri, Rama përmendet 11 herë të tjera.

Hera e parë që togfjalëshi “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në prezantimin e Dorian Duçkës, që përveçse përfaqësues i një konglomerati kinez, ishte edhe këshilltar i jashtëm i Ramës, i pajisur me pasaportë diplomatike nga kryeministria.

Hera e dytë, tretë dhe katërt që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për takimin e famshëm në kryeministri, kur McGonigal i kërkon të largojë një kompani nafte që ka lidhje me rusët dhe t’i japë licencë një tjetre. Siç provojnë dokumentat, më vonë, McGonigal u bë ortak me personin që ishte administrator në kompaninë e naftës që përfitoi nga takimi i tij me Ramën.

Hera e pestë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dokumentin e firmosur nga McGonigal është një kujtesë që bëjnë prokurorët amerikanë për të thënë se ish-agjenti i FBI-së ruajti një marrëdhënie të qëndrueshme me Edi Ramën, ndërsa ndërmerrte veprime në favor të tij.

Hera e gjashtë që përmendet në dosje “kryeministri i Shqipërisë” është për të treguar faktin se McGonigal i mbajti të fshehta takimet me të. Kur u kthye në SHBA, ai refuzoi të kryente deklarimet siç ia impononte ligji.

Hera e shtatë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosjen ku McGonigal pranon akuzat është për të treguar se atij iu kërkua të niste hetime për lobimin e një partie që nuk ishte ajo e Ramës, pra që i takonte opozitës së Shqipërisë.

Hera e tetë që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” është për një darkë që ai konsumoi bashkë me McGonigal në  Neë York.

Hera e nëntë që “kryeministri i Shqipërisë” përmendet në dosje është fakti se McGonigal nuk deklaroi në FBI darkën me Ramën, vepra penale për të cilën ai rrezikon deri në 5 vjet. Në dosje është rënë dakort të shtohet se në darkë nuk u bënë biseda politike.

Hera e dhjetë që “kryeministri i Shqipërisë” del në dosje është për të saktësuar se materialet me të cilat Agron Neza furnizoi hetimin e FBI-së për lobimin e Bashës dolën nga kryeministria. Ky është një nga momentet kyçe të dosjes, që shpjegon shumë për atë që ndodhi në Shqipëri pas vitit 2017.

Hera e fundit që përmendet “kryeministri i Shqipërisë” në dosjen e firmosur nga McGonigal është një darkë tjetër në Neë York, ku ishte i pranishëm e Lu Bladel, paraardhësi i McGonigal në pozicionin e tij në FBI. Dy muaj pas kësaj darke, kompania ku punon Lu Bladel firmosi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të luftuar evazionin fiskal, që nuk dihet se sa ka kushtuar.

Ajo që dihet është se për një nga këto darka, ish e dashura e McGonigal, Alison Gerrero rrëfeu se ish-shefi i FBI-së i tha se kishte kushtuar 10 mijë dollarë.

Edi Rama ka mohuar se ka pasur një marrëdhënie ekstra-ligjore me Charles McGonigal. Kryeministri i Shqipërisë thotë se nuk ka folur konkretisht për licenca nafte me të, ndërsa e pranon tërthorazi se ka dhënë materialet për nisjen e hetimit për lobimin e Lulzim Bashës në SHBA.

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij” ka thënë Rama, kur është pyetur për marrëdhënien me Charles McGonigal.

Në fakt, duke pasur parasysh qëllimet e Mcgonigal për të bërë para në Tiranë, kuptohet se miqësia me Ramën i është dashur medoemos, edhe duke shfrytëzuar pozicionin që kishte, për ta përdorur FBI-në për presion mbi opozitën shqiptare.

Për miqësinë e të dyve u interesua edhe gjykatësja amerikane, Colleen Kollar-Kotelly. Zëri i Amerikës raportoi se kur e pyeti të pandehurin nëse kishte ruajtur një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe Dorian Duçkën, ai u përgjigj shkurt: Po!

Marrë nga Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco