Veliaj si Rama, 'i painformuar' se nga erdhi agresioni ndaj Policisë së Kosovës

Veliaj si Rama, 'i painformuar' se nga erdhi agresioni ndaj Policisë së Kosovës

14:23, 24/09/2023
A+ Aa A-

Ashtu si Edi Rama edhe Erion Veliaj ka bërë përpjekje për të dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovës, ku një efektiv mbeti i vrarë dhe një i plagosur. 

Por ashtu si shefi i tij as Veliaj nuk ka guxuar të përmendë dorën terroriste që qëlloi mbi Policinë e Kosovës, dorë pas së cilës fshihet direkt Beogradit zyrtar dhe miku i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç.

“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!

Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale, por pa thënë asnjë fjalë se nga erdhi agresioni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco