Skandali/ Me VKM sekrete dhe në shkelje të Buxhetit, Qeveria Rama i dha 375 mijë USD kolegut të McGonigal

Skandali/ Me VKM sekrete dhe në shkelje të Buxhetit, Qeveria Rama i dha 375 mijë USD kolegut të McGonigal

12:04, 24/09/2023
A+ Aa A-

Loius Bladel, ish shefi dhe kolegu në FBI i z Charles McGonigal, i cili pranoi fajësinë se hetoi në kundërshtim me ligjin një parti shqiptare “që nuk ishte e kryeministrit z. Rama”, ka përfituar 375 mijë dollarë nga Qeveria Shqiptare në vitin 2018, përmes një vendimi sekret të Këshillit të Ministrave dhe në kundërshtim me ligjin e Buxhetit të Shtetit. Gjetjet vijnë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që ia përcolli edhe Kuvendit të Shqipërisë.

Më 28 Maj 2018, në Kryeministri u zhvillua një ceremoni e nënshkrimit të një kontrate bashkëpunimi mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë “Ernst & Young Global Limited”.

Qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes ishte ndihma e kësaj kompanie ndërkombëtare në përpjekjet e Qeverisë Shqiptare në luftën ndaj krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Marrëveshja e u firmos nga dy ish ministrat e Brendshëm dhe të Financave, përkatësisht z. Fatmir Xhafaj dhe z. Arben Ahmetaj.

Nga përfaqësuesit e kompanisë, z Louis Bladel, foli gjatë ceremonies, duke thënë se para se të bëhej pjesë e kësaj kompanie, më herët kishte shërbyer në poste drejtuese në FBI-në amerikane.

“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”, tha Bladel gjatë ceremonisë.

Ish zyrtari i FBI, Louis Bladel, duke folur gjatë ceremonisë në Kryeministri

Ndërkohë, edhe Kryeministri Rama u shpreh entuziast nga kjo marrëveshje pikërisht se pjesë e ekipit, që do punonte me agjencisë shqiptare, do ishte z Bladel, ish zyrtar i lartë i FBI.

“Dua ta theksoj që në fillim, që përtej emrit të madh, të njohur botërisht, vlera e kësaj skuadre që vjen në Shqipëri, për të punuar me agjensitë tona kundër krimit ekonomik dhe evazionit, qendron në faktin se është një skuadër amerikano-gjermane me dy drejtues, pëkatësisht me z Bladel dhe z Hajsel. I pari me një eksperiencë të njohur botërisht si një nga drejtuesit e FBI-së”, tha Rama.

Kryeministri Rama dhe ish zyrtari i FBI Bladel në këmbë, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes në Kryeministri

Kontrata mes Shqipërisë Shqiptare dhe kompanisë “Ernst & Young” nuk u bë kurrë publike dhe u mbajt sekret. Gjithashtu, nuk u bë më asnjë takim dhe nuk u prezantua asnjë raport në lidhje me gjetjet e kësaj kompanie apo me ndihmën konkrete që ajo dha për institucionet shqiptare.

Por emri i ish zyrtarit të lartë të FBI-së që kishte përfituar nga qeveria shqiptare doli në Akt-akuzën amerikane ndaj ish shefit të zbulimit të FBI-së në New York, Charles McGonigal.

z Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe liroi vendin për kolegun që tashmë pranoi akuzën nga drejtësia amerikane. z. Bladel ishte emëruar Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited” pas lënies së detyrës në FBI.

Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së New Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z. Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited””.

Juria dyshonte se z Bladel kishte përfituar për shkak të lidhjes së z McGonigal me kryeministrin shqiptar Rama, kur ndërkohë ai kishte marrë një pagesë nën dorë prej 225 mijë dollarë nga z Agron Neza.

Gjatë seancës gjyqsore të mbajtur të premten, z. McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama.

I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Image

Kërkesat e Jurisë së Gjykatës Amerikane

Ish zyrtari i FBI-së, McGonigal u shpall fajtor nga Gjykata në lidhje me akuzat mbi Shqipërinë, por ende nuk ka asnjë të dhënë nga hetimet e Prokurorisë amerikane në lidhje me përfitimin e mikut të tij, z. Bladel nga qeveria shqiptare në masën e 375 mijë dollarëve.

Ndonëse u mbajt sekret, kontrata mes Qeverisë Shqiptare dhe “Ernst & Young” është audiduar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2018, i cili e gjeti atë në shkelje të ligjit të Buxhetit të Shtetit.

Sipas raportit të KLSH, Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr.308, datë 23.05.2018 “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YONG”, për të afruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korupsionit “në gjurmët e parasë”, është e sigluar si sekret, dhe për më tepër kontrata me “ERNST & YONG” u pagua me Fondet e Kontigjencës dhe Rezervës, ç’ka për KLSH-në, është “në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe në udhëzimin standard të zbatimit të tij”.

Image

Konkluzioni i auditimit të KLSH

Ky auditim zyrtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit u miratua edhe në Parlament me shumicë votash, ku ironikisht nxirrte në konkluzion se një kontratë shërbimi për luftën ndaj korrupsionit, ishte kryer në shkelje të ligjit.

Referuar të dhënave zyrtare të Thesarit të Shtetit, Ministria e Financave kaloi një pagesë prej 43.109.673 lekësh ose 375 mijë dollarë amerikanë, në datën 7 maj 2019, për kompaninë “Ernst & Young”, me përshkrimin “Shërbim konsulence”, sipas VKM-së nr 308 të miratuar, saktësisht një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Image

Pagesa nga Thesari i Shtetit

Gjithashtu, pagesa është konfirmuar dhe në raportin vjetor të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila në raportin vjetor të vitit 2018 “mbi përdorimin e fondit rezervë të Buxhetit të Shtetit dhe Fondit të Kontigjencës”, kreu pagesën e kontratës me kompanisë “Ernst & Young”./ditari.alImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco