Berisha: Rama dhe McGonigal janë bashkëfajtorë! Në shkurt, të dy në burg

Berisha: Rama dhe McGonigal janë bashkëfajtorë! Në shkurt, të dy në burg

11:09, 23/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pasi ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen shqiptare. Në këmbim të zbutjes së dënimit, ai pranoi gjithçka nga dosja shqiptare. Berisha shkruan se Edi Rama dhe Charles McGonigal janë bashkëfajtorë dhe në shkurt do përfundojnë në burg të dy.

POSTIMI I PLOTË

Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë!

Në shkurt të dy në burg.

Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri. Në shkurt gjykatësja në rast se pranon marrëveshjen jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite! Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco