New York me autobusa falas/ Këlliçi: Ata që 'tronditeshin' në fushatë, të paguajnë për ‘inceneratorin’...

New York me autobusa falas/ Këlliçi: Ata që 'tronditeshin' në fushatë, të paguajnë për ‘inceneratorin’...

21:25, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të lajmit se New York, prej kësaj të diele, do të ketë 5 linja kryesore me autobusa falas.

Këlliçi ka theksuar se ‘do të ofrohet transporti me autobuz falas për 5 linjat kryesore të qytetit, për një periudhë 12 mujore, ku pritet që një familje me 4 persona të kursejë mesatarisht 6.000$ në vit’.

Gjithasht, me ironi Këlliçi i ka drejtuar edhe një apel ‘për të gjithë ata që “tronditeshin” nga ky propozim gjatë fushatës elektorale’.

‘Mos harroni të paguani tarifën mujore për inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe të shëtisni në pyllin orbital të Veliajt’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që u habitën nga Autobuzi Falas!

Nga pasnesër, ditën e dielë, 24 Shtator, Qyteti i New Yorkut nis një program pilot, ku do të ofrojë transportin me autobuz falas për 5 linjat kryesore të qytetit, për një periudhë 12 mujore, ku pritet që një familje me 4 persona të kursejë mesatarisht 6.000$ në vit.

Një apel për të gjithë ata që “tronditeshin” nga ky propozim gjatë fushatës elektorale: Mos harroni të paguani tarifën mujore për inceneratorin fantazmë të Tiranës dhe të shëtisni në pyllin orbital të Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco