Berisha: Erion Veliaj është i lirë edhe pse është pronari i vërtetë i djegësit të Tiranës

Berisha: Erion Veliaj është i lirë edhe pse është pronari i vërtetë i djegësit të Tiranës

12:28, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e nisi sot konferencën e shtypit duke i bërë të qartë qytetarëve shqiptarë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është lënë i lirë nga drejtësia edhe pse është pronari i vërtetë i djegësit të Tiranës.

"Kam deklaruar para jush këtu dhe kudo, se sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar, - theksoi kreu i PD-së dhe argumentoi:

"Këtë tezë e kam bazuar te njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera, nuk mund të ndodhin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve.

Kurrë, një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla dhe akte të tilla.

Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Tiranës dhe qarkun e Tiranës, nga strategji e hartuar nga IFC për landfill dhe absolutisht kurrë djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit. 

Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji me djegien, përveç Erion Veliajt.

Askush tjetër nuk mund të falsifikonte vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, përveç ai që kishte parashikuar që vidhte qindra miionë euro në këtë ndërmarrje.

Askush nuk mund të detyronte në kundërshtim me ligjin, me tre polici, të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, që çdo dhe, çdo material interte, t’i depozitonte me detyrim në Sharrë, përkundrejt një pagese, duke vendosur një rrethin të plotë të Tiranës.

Askush, përveç Erion Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind për kompaninë e tij të djegësit të Tiranës. 

Askush nuk mund të merrte përsipër me shkrim se fizibiliteti është i vërtetë, edhe pasi ta kthente pesë herë Ministria e Financave. Askush nuk mund të zotohej që do mbikëqyrte çdo muaj punimet përveç Erion Veliajt. Dhe Erion Veliaj është i lirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco