MESAZHI/ Berisha: Të dielën qytetarët e Kukësit votojnë për dinjitetin e tyre, votojnë për Emri Vatën!

12:09, 22/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka përcjellë një video-mesazh sot, banorëve te Kukësit, që të votojnë kandidatin e opozitës Emri Vatën për kryetar bashkie. “Të dielën qytetarët e Kukësit votojnë për nderin, dinjitetin e tyre, votojnë për Emri Vatën, “ shkruan ai.

Disa pamje të dhimbshme që ilustrojnë mjerimin në këtë zonë dhe skenat dramatike që janë parë në mbarë botën të të rinjve kuksianë që vrapojnë me gomone mbi supe për të hyrë në Kanalin Anglez përmbyllen me mesazhin shpresëdhënës të Partisë Demokratike:  

“Të dielën Kukësi ngjyroset blu! Stop shpopullimit! Stop varfërisë. Të shpëtojmë Kukësin! Voto Emri Vatën!” bëhet thirrje në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco