Drejtimi i mbledhjes në OKB/ Dudushi: Rama për formën ia arriti qëllimit, drejtoi prozhektorët drejt vetes

21:44, 21/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në “Çim Peka Live”, ka folur për paraqitjen e Edi Ramës në drejtim të mbledhjes së OKB.

Dushi e quajti të drejtë ekzaltimin e medias shqiptare për performancën e Ramës në moderimin e mbledhjes së OKB. Më tej në komentin e tij gazetari tha se Rama di të performojë mirë në të tilla raste dhe kjo nuk është një surprizë.

“Natyrisht që ka ekzaltim kjo histori dhe një pjesë e mediave e kanë shfaqur këtë ekzaltim në lidhje me performancën e kryeministrit në presidencën e Këshillit të Sigurimit. Dhe natyrisht nuk është një surprizë. Rama në momente të tilla di gjithmonë të luajë mirë dhe ta rrëmbejë vëmendjen dhe prozhektorët në një moment të caktuar dhe aq më tepër në një forum kaq të lartë siç është ai forum i KS. Por kam parasysh, meqë e lidhe me foton (Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive) dhe jemi akoma te forma skemi dalë te përmbajtja, besoj që Zelensky kur e bëri përshëndetjen dhe kur e tregoi entuziazmin e tij në Twitter (X) përshëndeti Ramën dhe tha që kjo është mënyra se si duhet t’i flitet rusëve në lidhje me agresionin ndaj Ukrainës, nuk e kishte parë këtë foton e Enver Hoxhës”,- u shpreh Dudushi.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco