SYRI TV/ Ligji për pensionet private shkakton debate në Kuvend, Zhupa: Ministri propozues të ishte këtu

17:24, 21/09/2023
A+ Aa A-

Opozita u shpreh  kundër projektligjit per fondet e pensioneve  private, ndërsa kërkoi  që në seancë të ishte i pranshëm ministri propozues Ervin Mete. Nga foltorja e Kuvendit, deputja Ina zhupa deklaroi se  ligji nuk u pergjigjet  nevojave të pensionistëve Në një linjë u shprehën edhe deputetët Asllan Dogjani, Xhelal Mziu dhe Petrit Vasili të cilët deklaruan se mbi 90% e pensionistëve shqiptarë jetojnë nën kufirin jetik, të braktisur nga shteti. Ndërkohë deputeti demokrat Sajmir Korreshi ironizoi rritjen e pensioneve duke sjell në parlament bukë misri e kos, të vetmet që sipas tij mund të përballojnë pensionistët.

SYRI TV

Opozita shprehu qëndrimin e saj kundër projekltligjit për fondet e pensioneve private. Nga foltorja e kuvendit, ligjvënësit opozitar deklaruan se futja në lojë e privatit nuk i jep zgjidhje situatës së pensioneve, ndërsa kërkojnë reformat ët thella në këtë drejtim. Depuetja Ina Zhupa kërkoi që ministri propozuesi i projekligjit Ervin Mete, të ishte i pranishëm në senacë, ndërsa deklaroi se pensionistët janë sot në kufijë e mbijetesës.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetët demokrat Asllan Dogjani, Elda Hoti e Xhelal Mziu dhe ai i PL-së, Petrit Vasili, deklaruan  se pensionistët shqiptar po jetojnë në varfëri dhe të braktisur nga shteti, ndërsa theksuan se 90% e pensionistëve jetojnë nën kufirin jetik.

Ndërkohë para nisjes së seancës, deputeti Sajmir Korreshi ironizoi pretendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve, duke sjellë me vete bukë misri dhe kos, si të vetmet ushqime që mund të përballojnë pensionistët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco