Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

VIDEO/ Vasili i ashpër me Ramën dhe deputetët e PS: Mbyllni gojën mor batakçinj rilindas

VIDEO/ Vasili i ashpër me Ramën dhe deputetët e PS: Mbyllni gojën mor batakçinj rilindas

17:04, 21/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Mbyllni gojën mor batakçinj rilindas të qeverisë e të parlamentit!!

Pensionistet trajtohen ç'njerëzisht nga Rama dhe hajdutët e tij!

Pensionistet nën nivelin e varfërisë.

Pensionistet nuk arrijnë as mbijetesën biologjike.

Pensionistet nuk blejnë dot as barnat, por marrin gjysma dhe çerek kuti ilaçesh nga varfëria.

Mjerimi i pensionisteve është fakt kaq i dhimbshëm që kërkon zgjidhje.

Pensioni mesatar si në qytet ashtu edhe në fshat është nën kufirin e varfërisë.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë.

Pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 % e kufirit të varfërisë.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.

Ndërkohë Rama dhe qeveria vjedhin qindra milion euro me koncesione e tendera dhe e kanë futur Shqipërinë me miliarda euro borxhe.

Ju vodhën pensionistëve edhe lekët që vijnë nga emigracioni me kursin e euros.

Dhe kanë surrat qeveria dhe deputetët pa karakter e flasin për indeksim pensionesh.

Mbyllni gojën dhe boll u tallet me dhimbjen dhe mjerimin mor të pacipë!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco