Rama nuk i shpëton tundimit për të bërë protagonistin në OKB/ Përfaqësuesi i Rusisë: Mos bëj komente politike këtu, je 'moderator' i mbledhjes, jo kryeministër

Rama nuk i shpëton tundimit për të bërë protagonistin në OKB/ Përfaqësuesi i Rusisë: Mos bëj komente politike këtu, je 'moderator' i mbledhjes, jo kryeministër

18:20, 20/09/2023
A+ Aa A-

Shqipëria po drejton sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por gjatë nisjes së procedurës ka pasur një “përplasje” mes ambasadorit rus në OKB dhe kryeministrit Rama.

Ky i fundit nuk i ka shpëtuar tunditmit për të bërë protagonistin në një pozicion që do duhej të ishte i matur dhe thjeshtë moderator i mbledhjes, por ka bërë komente politike gjatë hapjes së mbledhjes.

Kjo gjë ka acaruar delegacionin rus, kryesuesi i të cilit i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë të bëjë vetëm moderatorin dhe jo kryeministrin.

Rama nga ana tjetër, u shpreh se përfaqësuesi i Rusisë po provokonte dhe po fliste për tema që nuk kishin lidhje me takimin.

Pjesë nga diskutimi në OKB:

Nebenzya: Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim siç sanksionohet në rregullore.

Rama: Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministri shqiptar dhe pasi filluar të thonit gjëra të pasakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni që t’ju përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.

Nebenzya: Zoti kryetar ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit, asnjëherë si kryeministër, ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike.

Rama: Folët për NATO-n, për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet që vijnë këtu, kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim në Këshillin e Sigurimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco