VIDEO/ Bumçi: Vendimi i kuvendit shpresoj të jetë një qëndrim i ri dhe Shqipëria t'i rikthehet normalitetit

15:47, 20/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të komentuar refuzimin e parlamentit për të njohur Açkëns i kryetare e grupit parlamentar të opozitës dhe çështjen Mc Gonigal ishte anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi.

Bumçi është shprehur se  ky vendim i parlamentit ështës humb i mirë për demokracinë dhe rikthimin e një normaliteti që ka munguar prej vitesh pasi nuk është parë ndonjëherë që një vendn anëtar i NATO-s të mos ketë opozitë.

"Vendimi i kuvendit shpresoj të jetë një qëndrim i ri dhe më në fund shpresoj që Shqipëria ti rikthehet një normaliteti me mos njohjen e Açkës si kryetare e grupit parlamentar të PD.

Shpresoj që 40% e votuesve që dolën në 14 maj pavarësisht problemeve që u hasëm me siglën e vulën pjesa dërrmuese e grupit parlamentar të opozitës dhe Bardhi gëzon mbështetjen e shumicës, ky realitet politik është vullnet i lirë i qytetarëve të këtij vendi dhe nuk mund pretendosh të jesh vend anëtar i NATO0së dhe ke hapur negociatat të mos njohësh opozitën. Shpresoj të jetë fillimi i një kapitulli normaliteti dhe shpresoj të rikthejmë në shina këtë vend.

Kjo është një periudhë e errët dhe e turpshme ku sa më shpejt ta lëmë pas aq më mirë do të jetë pasi nuk mundet që situata të tilla të ndodhin në një vend anëtar i NATO-s. Të gjithë deputetët që kanë dalë nga vullneti i qytetarëve shqiptar kanë vetëm një mandat për të përfaqësuar opozitën. Grupi i deputetëve të opozitës po shkon drejtë një kohezioni dhe kjo është e mirë për vendin dhe qytetarët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco