Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Begaj takon Escobar: Shqipëria, aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Begaj takon Escobar: Shqipëria, aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

15:17, 20/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me Zv.ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Eskobar.

Begaj u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, “Shqipëria mbetet një aleate e fortë dhe e besueshme e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

“Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksoi Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Nju-Jork, SHBA ku po kryeson delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco