Fidel Ylli: Rama mbylli bastet dhe i hapi pas një viti. Kazinotë nuk janë mbyll kurrë, po favorizohen hotelet me 5 yje

Fidel Ylli: Rama mbylli bastet dhe i hapi pas një viti. Kazinotë nuk janë mbyll kurrë, po favorizohen hotelet me 5 yje

00:09, 20/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Shqiptar, Fidel Ylli foli mbrëmjen e sotme për rikthimin e basteve online.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai pati kritika ndaj kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë se në një moment i mbylli të gjitha bastet sportive dhe pas një viti i hapi prapë.

Sipas tij sot në Tiranë ka 4 kazino dhe ndërsa shtoi se qeveria i hap këto të fundit  për t’i dhënë një stimul hoteleve me 5 yje.

“Ligji i kompanive të basteve ka qenë një ligj me standarde europiane. Në një moment doli jashtë kontrollit. Qeveria bëri mirë që i mbylli por në një kohë shumë të shpejtë duhet të ngrinte një grup pune. Pas një viti, me një të rënë të lapsit, mbylli dhe kazinotë dhe lojërat e fatit. Pas një viti hapi kazinotë. Bastet nuk janë mbyllur kurrë, shumica kanë funksionuar dhe funksionojnë dhe e dyta ke 4 kazino në Tiranë. Qeveria hapi kazinotë për t’i dhënë një stimulim hoteleve me 5 yje dhe basti është dhe atraksion”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco