Rama dhe Begaj marrin ekipe të veçanta të RTSH me vete në New York. Taksat e qytetarëve rrush e kumbulla

Rama dhe Begaj marrin ekipe të veçanta të RTSH me vete në New York. Taksat e qytetarëve rrush e kumbulla

22:17, 19/09/2023
A+ Aa A-

Sikur mos mjaftonte stafi i stërmadh i presidentit Begaj, avioni privat i Ramës, që shëtit familjen e tij në New York.

Këtë vit, për herë të parë në histori, taksapaguesit shqiptarë po paguajnë dy ekipe të Radio Televizionit Publik Shqiptar për të mbuluar punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York.

RTSH-ja ka çuar dy ekipe në News York, një ekip që mbulon aktivitetin e presidentit Begaj dhe një ekip që të mbulojë aktivitetin e kryeministrit Rama.

Janë çmendur të gjithë njëherësh.

Hera e parë që Presidenti dhe Kryeministri i vendit ndodhen në të njëjtin aktivitet, sepse nuk i lirojnë rrugë njëri-tjetrit, dhe hera e parë që RTSH çon dy ekipe gazetarësh për t’i mbuluar.

Këtë vit ndoshta as udhëheqësit më despotikë të Afrikës nuk na konkurojnë dot.

Dhe e gjitha në kurriz të taksapaguesve shqiptar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco