Zgjedhje në Kukës: KQZ nis testimin e pajisjeve elektronike të identifikimit

Zgjedhje në Kukës: KQZ nis testimin e pajisjeve elektronike të identifikimit

12:39, 19/09/2023
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur testimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve, që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e bashkisë së Kukësit më 24 shtator. Testimi është bërë sot live para kamerave.

Operatorët e pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve u trajnuan për trajtimin e rasteve si mosnjohjen e shenjës së gishtit, rastet kur zgjedhësi nuk i përket asaj qendre votimi, mospranimin e identifikimit elektronik nga zgjedhësi, tentativat për votim të dyfishtë, e të tjerë.

Gjithashtu operatorët morën informacion edhe për Aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes të cilit ata do të raportojnë ecurinë e ditës së zgjedhjeve.

Po ashtu, ka nisur fushatën në rrjetet sociale për t’u kujtuar zgjedhësve se organet ligjzbatuese do të dënojnë me forcën e ligjit shitblerjen e votës dhe çdo veprim që cënon zgjedhjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco