KAFE SHQETO/ Çështja ‘Beleri’ ndez debate mes dy shteteve. Cili do të jetë përfundimi?

KAFE SHQETO/ Çështja ‘Beleri’ ndez debate mes dy shteteve. Cili do të jetë përfundimi?

09:29, 19/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Syri Tv’ në ‘Kafe Shqeto’ historiani Arben Llalla ka folur për çështjen Beleri. Alla theksoi se ende çuditet me faktin që Greqia po bën presion kur në fakt ata dhe qeveria shqiptare e dinë shumë mirë se kush është ai.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Pse mos të betohet nga burgu? Çfarë do të thotë në marrëdhënien e dy shteteve kjo çështje?

Arben Llalla: "Unë personalisht çuditem me presion aq të madh që bën Greqia lidhur me çështjen e Fredi Belerit, kur Greqia e di shumë mirë se kush është ai dhe qeveria shqiptare e di shumë mirë se ai është dënuar 3 vite burg dhe i ka ikur dënimit që të zbatohet, prandaj them që Fredi Beleri ka rrezikshmëri që të arratiset pasi të ndikojë në prova, pra shikoni forcën e Greqisë se çfarë presioni të madh bën për Fredi Belerin duke qenë brenda, po të ishte jashtë?!

Po më çudit zoti Duli i cili dikur ka qenë drejtues i një partie të djathtë ekstremiste patriotike aleanca kuq e zi. Për të fituar Beleri, është punuar që në vitin 2015 me statistika qeveria greke në bashkëpunim edhe me partinë e të drejtave të njeriut të Vangjel Dules ku kanë kapur edhe shqiptarët myslimanët që kanë nënshtetësi greke.

Unë disponoj 3-4 fakte për fshatrat e Kuçit që në vitin 2016-2017 janë pajisur me nështetësi greke dhe ka dalë fitues Fredi Beleri ku më shumë është një çështje e madhe politike e kombëtare sesa për zgjedhjet vendore apo lokale siç quhet".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco