Berisha: Rama refuzoi Begajn në avionin e tij, udhëtimi i tyre drejt OKB-së, ndër më të kushtueshmit

Berisha: Rama refuzoi Begajn në avionin e tij, udhëtimi i tyre drejt OKB-së, ndër më të kushtueshmit

12:34, 18/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kërkoi sot që të vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh për person në vend.

Duke përsëritur këtë kërkesë, Berisha bëri një tjetër denoncim të abuzimeve të pushtetit. Ai u ndal te udhëtimi i Edi Ramës dhe Bajram Begajt drejt Nju Jork për asamblenë vjetore të OKB-së.

“Vendosja e minimumit jetik prej rreth 200 euro për person është një akt që financiarisht përballohet pa asnjë vështirësi. Përballohet vetëm duke reduktuar abuzimet dhe vjedhjet në buxhetin e shtetit.

Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.

Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe do të thotë, po të keni parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim gjer në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve.

Po ky është vetëm njëri aspekt. Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme.

U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco