Lajmi i fundit

Babai 82 vjeçar në Lushnje, plagos vajzën dhe më pas vret veten

SYRI TV/ Nis censi i popullsisë dhe banesave, 7 mijë anketues në terren

11:37, 18/09/2023
A+ Aa A-

Ka nisur sot censi i popullsisë dhe banesave. Mbi 7 mijë anketues do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat derë më derë, në një proces që do të zgjasë 6 javë dhe pritet të mbyllet me 28 tetor. Në pyetësor do të përfshihet informacion për statusin civil, arsimin, punësimin dhe përkatësinë fetare, ndërsa për qytetarët që do të refuzojnë të përgjigjen apo do të japin deklarime të rreme, parashikohen gjoba

SYRI TV

Këtë të hënë nis censi i popullsisë  dhe i banesave. 

Numërimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë tradicionale derë më derë, ku mbi 7 mijë anketues mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren për procesin, i cili siç raporton Instituti Kombëtar i Statistikave, do të zgjasë 6 javë. Anketuesit do të kryejnë regjistrimin përmes një tableti, ku do të mblidhen të dhënat për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.

Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në pyetësor do të përfshihet një informacion i gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

“Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Në këtë kuadër, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar u kanë bërë thirrje të gjithë besimtarëve që të deklarojnë fenë e tyre.

Ndërkohë për qytetarët, që do të refuzojnë mbi 2 herë t’i përgjigjen pyetjeve të anketuesve apo përgjigjet e tyre do të jenë të rreme, parashikohen penalitete nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

Procesi i mbledhjes së të dhënave do të përfundojë me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024. Ky census është i 12-i që zhvillohet në vendin tonë, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco