SYRI TV/ Sako, miliona euro djegësve, 300 mijë euro pagesa në 13 shtator

11:34, 18/09/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka paguar plot 300 mijë euro për inceneratorin inekzistent të Tiranës në 13 shtator. Ndonëse kompania e Klodian Zotos është nën sekuestron e SPAK, kjo duket se nuk e ka ndalur kryebashkiaken e Durrësit të paguajë qindra mijëra euro për djegësit. Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, Emirjana Sako i ka paguar më shumë se 1.7 milionë euro djegësit të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

SYRI TV

Teksa Bashkia e Tiranës u desh të ndërhyjë në fondin e emergjencës dhe të arsimit për të siguruar 5.7 milionë euro buxhet për inceneratorin e Tiranës, Bashkia e Durrësit ka vijuar rregullisht pagesat për kompaninë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, të shpallur në kërkim nga SPAK.

Më 13 shtator, vetëm pesë ditë më parë, kryebashkiakja e Durrësit Emrijana Sako ka firmosur dhe disbursuar një faturë të majme për bosët e djegësve të sekuestruar tashmë nga SPAK.

Plot 31 milionë lekë të reja ka paguar Emirjana Sako për djegësin inekzistent të Tiranës. Sipas pasqyrave financiare të thesarit të shtetit, kryebashkiakja e Durrësit ka paguar faturën prej rreth 300 mijë euro për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës vetëm për muajin korrik të këtij viti. Vetëm gjatë këtij viti, Bashkia e Durrësit ka paguar më shumë se 181 milionë lekë të reja ose më shumë se 1.7 milionë euro për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Me këto ritme, nëse pagesat do të vijojnë, pritet që vetëm nga Bashkia e Durrësit inceneratori i Tiranës të arkëtojë më shumë se 3.5 milionë euro, të cilat paguhen për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Kompania Integrated Energy BV SPV, në pronësi të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, është sekuestruar në fillim të muajit gusht, për shkak të abuzimeve dhe korrupsionit.

Por ndonëse kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga sekuestroja e kompanisë, SPAK nuk ka vënë asnjë përgjegjës para ligjit për aferën me djegësin e Tiranës, i cili deri më tani ka djegur qindra milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco