Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Seanca për Belerin: E pranishme ambasadorja greke dhe Vangjel Dule

09:48, 18/09/2023
A+ Aa A-

Mbahet sot seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Më 14 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhje'.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave.

Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instance të ndryshme ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco