Anashkalohet Bursa Shqiptare e Energjisë/ Balluku tender abuziv për blerje energjie

Anashkalohet Bursa Shqiptare e Energjisë/ Balluku tender abuziv për blerje energjie

16:57, 17/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i partisë Demokratikë Sali Berisha ka denoncuar abuzimet me tenderat e energjisë.

Ai ka postuar në faqen e tij në facebook denoncimin e një qytetari i cili shpjegon abuzimin e Ballukut me përjashtimin e bursës së energjisë nga blerja.

Postimi i plotë:

Vazhdon vjedhja me blerjen e energjisë.

Balluku përjashton bursën e energjisë

4,2 milion euro blerje atij që paguan më shumë nën dorë

Lexoni denoncinin e punonjësit dixhital.

Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje!

Doktor pershendetje,

KESH hapi sot në ora 13:00 tender për blerje energjie për periudhën 18 deri 24 Shtator. Tenderi u hap ne ora 13:00 dhe u mbyll ne ora 15:00. Për vetëm 2 orë KESH realizoj një tender në vlerë 4.2 milionë euro. Tenderi u realizua nga platforma elektronike qe ka KESH, dhe jo në Bursën Shqiptare të Energjisë. 4.2 milionë euro për dy orë. Asnjë e dhënë nuk bëhet publike nga KESH se kush e fitoi këtë tender, a kishte konkurencë, sa kompani morën pjesë në garë, sa ishin vlerat dhe sasitë e ofruara nga kompanitë pjesemarrëse. Bëhet 4.2 milionë euro tender për 2 orë në fshehtësi të plotë dhe jashtë Burse. Ky është një deshtim total i reformës në energji.

KESH megjithëse deri në datën 10 Korrik kishte nivele maksimale në kaskadën e Drinit, e shfrytëzoi rezervën energjitike të kaskadës në mënyrë kriminale dhe korruptive në muajt Korrik, Gusht, dhe në gjysmën e parë të Shtatorit, duke e zbritur rezervën energjitike poshtë mesatares shumë vjeçare, vetëm e vetëm që të justifikoj vendosjen në punë në muajt në vijim të anijeve gjenerator të ardhura nga Bangladeshi dhe të instaluara në Vlorë, dhe njëkohësisht Qeveria të ketë mundësi të justifikojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjaret në kuadrin e një krize në dukje të mungeses së ujit në kaskadën e Drinit.

KESH importoi një sasi të vogël energjie në muajt Korrik dhe Gusht, dhe jo sasinë që kërkohej për të ruajtur rezervën e kaskadës në parametra optimale, dhe ndërpreu importin që nga data 1 Shtator, duke prodhuar gjithë energjinë që kërkon OSHEE nga kaskada e Drinit, dhe këtë menaxhim jo eficent dhe kriminal të kaskadës e bëri me qëllim që të ulte nivelin e rezerves energjitike të kaskadës për arsyet e mesipërme, pra justifikimin për të vendosur në punë anijet në Vlorë, dhe për të rritur çmimin e energjisë për familjarët.

Por situata ju doli krejtësisht jashtë kontrollit, sepse rezerva energjitike në kaskaden e Drinit u ul në mënyrë shumë të shpejtë, dhe për mos të kapur nivele minimale për shfrytëzimin e kaskadës, KESH hapi sot në menyrë të rrufeshme në ora 13:00 dhe e mbylli në ora 15:00 një tender për të blerë energji për javën që vjen. Ky tender i rrufeshëm, i fshehte, dhe jashtë Burse, do i kushtojë KESH-it 4.2 milionë euro.

Kjo është e ashtu quajtura reforma në energji!!

4.2 milion euro për 2 orë, në drejtim të pa ditur!!

Bashkëngjitur dokumentat për këtë tender.

Ju faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco