Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Dojna Mema: Të jesh i drejtë e të bësh mirë, nuk të bën dështak, përkundrazi të bën të shohësh larg

20:49, 15/09/2023
A+ Aa A-

Dojna Mema, prezantuesja e njohur e ekranit do të jetë prej së premtes së sotme bashkëprezantuese e emisionit investigativ “Piranja” i cili transmetohet ekskluzivisht në Syri Televizion.

Mema do të të jetë përkrah aktorit të mirënjohur, Florian Binaj, në sezonin 4 të emisionit.

Dojna e ka nisur prezantimin fillimisht në Top Albania Radio me programet: ‘Live from Tirana’, ‘The top list’ dhe ‘Versus’, ndërsa pak më vonë ajo zgjidhet edhe për të qenë para kamerave me programet ‘My music chart’ në kanalin ‘My music’ në Digitalb.

Dojna ka studiuar në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’ në Tiranë për piano, ndërsa studimet e larta zgjodhi t’i vazhdojë në një fushë tjetër, në atë të Marrëdhënieve me Publikun.

Nëse më pyet se cili është virtyti im më i madh do të thoja pa u menduar dy herë: Të jem e drejtë! Por nëse më pyet cili është defekti im më i dukshëm: Të jem e drejtë! Aq sa më ka hapur rrugë të reja, aq edhe më ka mbyllur dyer të tjera sepse në një kohë ku padrejtësia serviret bukur, e drejta tregohet me gisht. Por e di çfarë? Nuk kam menduar për asnjë sekond të ndryshoj! Të jesh i drejtë, të zgjedhësh të bësh mirë, nuk të bën dështak, nuk të bën humbës,e aq më pak demode, përkundrazi të bën të shohësh larg e qartë,ndonjëherë edhe përtej kohës. E ky nuk ështëndonjë citat i huazuar diku sepse e kam jetuar mbi shpatullat e mia. Pa u joshur nga sukseset e shpejta që kanë nga pas kompromise të mëdha. Unë jam Dojna Mema dhe për 10 vite ju kam shoqëruar në një nga mediat më të mëdha në vend.  Herë me zë e herë me figurë.  U rrita para jush me dëshirën për t’ju bërë të gjeni të bukurën kudo, të mendoni pozitivisht gjithmonë, të harroni problemet e rëndësishme e të qeshnim bashkë.  Sot, jam po përballë jush, por këtë herë veshur me një uniformë që ka një vlerë të veçantë sepse kjo është simboli i së vërtetës e cila nuk është gjithmonë simpatike, ndonjëherë jo pozitive, ama gjithmonë nga ana e së drejtës.  Sot zgjedh të jem përballë jush me misionin më të rëndësishëm, tëqenurit zëri i të gjithë atyre që zëri u dridhet.   Sot, zgjedh të jem nga ana e më të dobëtit! Dhe ky është një privilegj e përgjegjësi që premtoj se do e çoj deri në fund pa asnjë kompromis.’ – ishin fjalët e moderatores në monologun e saj në hapje të sezonit të radhës së emisioit investigativ ‘Piranjat’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco