VIDEO/ Andoni: Kurti po fiton kohë ndaj Vuçiç, qëllimi kryesor është njohja de-fakto e Kosovës nga Serbia

16:40, 15/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar mbi pikat e diskutimit të Kurtit me Vuçiç në Bruksel ishte gazetari, Ben Andoni.

Andoni është shprehur se Kurti ka filluar të përdori një qasje të ndryshme ku në thelb ka si qëllim fitimi i kohës sa i përket kërkesave serbe dhe përfitimi i sa më shumë të kërkesave të tij u si qëllim kryesor mbete njohja de fakto e Kosvoës nga ana e Serbisë.

"Do doja të shpjegoja strukturën e takimit të fundit. Takimi ka pasur si qëllim kryesor ka pasur strukturimin  qëndrimit të Prishtinës dhe Beogradit dhe kur kjo u arrit qëllimi kryesor në përballjen trelaterale të mundësohej të plotësohej korniza e marrëveshjes së Ohrit pasi janë shpor bërë dhe kaluar çdo afat.

Kurti ka filluar të bëjë atë që Vuçiç ka prej kohësh që e praktikon që është fitimi i kohës pasi situata në të cilën ndodhet Kosova është shumë e vështirë për shkak edhe të masave  të ndërmarra ndaj tij, ku impakti i të cilave akoma nuk k a filluar të ndjehet por do të ketë pasoja në të ardhmen.

Kurti e di shumë mirë që në fund të fillimit të një lloj normalizimi mes dy vendeve do të jetë patjetër problemi i bashkësisë së komunave serbe dhe tani ka marrë një emër tjetër që quhet njësi menaxhimi e komuniteti serb në Kosovë që do të thotë në një farë mënyrë është komuna por problemi qëndron të veprimet që do të ndërmarrë komuna në këto përqasje shumë të vështira.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet dhe Kurti e di shumë mirë këtë gje dhe ai po fiton kohë që të marrë sa më shumë gjera nga Serbia dhe ai me këtë ka si qëllim kryesor të marrë një njohje defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia edhe pse ka disa gabime në kurriz sa i përket dakordimit të lëvizjeve me SHBA-në."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco