'Kanë shpallur ‘armiq’ 50 mijë anëtarë dhe 50 deputetë të PD', ironia e Palokës me grupin e vulës: Ulen e shtrihen me Tao Ballën...

'Kanë shpallur ‘armiq’ 50 mijë anëtarë dhe 50 deputetë të PD', ironia e Palokës me grupin e vulës: Ulen e shtrihen me Tao Ballën...

13:15, 15/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratikë ka reaguar me një postim në facebook ndaj qëndrimeve te grupit të vulës që kryesohet nga L.B.

“Kanë shpallur “armiq” 50 mijë anëtarë dhe 50 deputetë të PD!”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

-Mohojnë të shkuarën e Partisë Demokratike madje i quajnë të korruptuara qeveritë e saj (perveç L.B.)

-Injorojnë martirët dhe simbolet e sakrificës së demokratëve (as një tufë lule nuk çuan tek Azem Hajdari në 25 - vjetorin e ekzekutimit të tij)!

-Shumicën e tyre nuk i lidh asgjë me PD, përkundrazi!

-Dy vjet më parë unë debatova me ta sepse shpallën në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së PD me grupin parlamentar ( mbledhja e fundit përpara ndarjes) se “PD e ka mbyllur misionin e saj. Nuk ndodh asgjë nëse shkrihet. Dielli do të lind përsëri nesër” !

-Kanë shpallur “armiq” 50 mijë anëtarë dhe 50 deputetë të PD !

-Nuk pranojnë të ulen me liderin historik të PD, po nuk e kanë problem të ulen e të shtrihen madje, hapur dhe fshehtas me Tao Ballën e Ramës!

E megjithatë, nuk bëjnë partinë e tyre “euroatllantike”, por janë kapur me thonj pas vulës së PD dhe vetëshpallen drejtues partie, grupi parlamentar e me radhë!

PSE ?

SEPSE KESHTU I DUHET RAMËS QË VETËM PËR KËTË ARSYE I MBAN PENG SE NDRYSHE DO I HIDHTE SI TË GJITHË ATA QË KA PËRDORUR DERI ME SOT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco