Ministri grek takon Fredi Belerin në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Ministri grek takon Fredi Belerin në ambientet e paraburgimit të Durrësit

11:15, 15/09/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit të Greqisë, Yannis Oikonomou, është takuar mesditën e kësaj të premteje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ministri grek, i cili vizitoi dtën e djeshme Tiranën në kuadër të ministerialit të Ministrave të Brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor, vizitoi Belerin në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit.

Vizita e zyrtarit të lartë grek vjen vjen vetëm një ditë pasi GJKKO në seancën paraprake në ngarkim të Belerit vendosi lënien e tij në burg dhe nisjen e procesit gjyqësor në themel.

Në lidhje me vizitën mësohet se nuk do të ketë një prononcim publik nga ministri grek.

Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po emban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco