Berisha: E kam ftuar dhe e ftoj SPAK, të shqyrtojë çdo akt, çdo firmë, çdo vendim timin nga ’90 deri sot

Berisha: E kam ftuar dhe e ftoj SPAK, të shqyrtojë çdo akt, çdo firmë, çdo vendim timin nga ’90 deri sot

22:56, 14/09/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë mbrëmjen e sotme një thirrje për SPAK.

Berisha kërkoi në emisionin e Alba Alishanit që SPAK të hetojë çdo vendim të marrë nga vetë ai që nga viti 1990.

Ai deklaroi se do të mbajë përgjegjësi për veprimete  tij, si dhe të fëmijëve të tij.

“E kam theksuar dhe theksoj, e kam ftuar dhe e ftoj, të shqyrtoj, çdo akt, çdo firmë, çdo vendim të Berishës nga ’90 deri sot. Unë jam politikani i vetëm në Shqipëri që keni dëgjuar të them që mbaj përgjegjësi të plotë për fëmijët e mi.

Fëmijët e mi janë të martuar, mund të thoja që ato janë në punën e tyre, unë në punën time, e kam thënë që mbaj përgjegjësi të plotë për çdo shkelje të interesit publik që ato kanë bërë gjatë kohës që unë kam qenë në pushtet”, theksoi ish-kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco