‘Bruksel-Beograd, më afër se kurrë’/ Bushati: Kurti në pozicion të vështirë! I lind detyrimi që i lindi UÇK-së

22:16, 14/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bushati e ka quajtur një lajm të mirë mos firmosjen e marrëveshjes nga Kosova të kërkuar nga Brukseli gjatë takimit të sotëm në dialogun me Serbinë.

I ftuar në Çim Peka Live, Bushati argumentoi se sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti është në pozicion shumë të vështirë, pasi aksi Bruksel-Beograd është më afër se kurrë më parë.

Sipas gazetarit, Albin Kurtit i lind detyrimi dhe obligimi që i lindi UÇK-së para 20 e ca vitesh.

‘Kosova ndihet e kërcënuar sepse Perëndimi ka nevojë të përkëdheli Serbinë. Sot Albin Kurtit i lind detyrimi obligimi që i lindi UÇK-së para 20 e ca vitesh. Kur ti ndihesh i kërcënuar edhe me shkeljen e syrit të Perëndimit, ti do bësh ç’është e mundur të mbrosh vendin tënd. Dhe atë po bën sot. Prandaj ky është një lajm i mirë’, u shpreh Bushati.

Bushati: Sot kemi marrë një lajm shumë të mirë sepse mendoni të kundërtën. Në ç’kuptim! Mendoni sikur kryeministri i Kosovës Albin Kurti të shkonte sot në Bruksel dhe të thoshte jam i gatshëm të firmos ‘Asosacioni’. Por çfarë do ndodhte?

Do kishim ata ndërkombëtarët që do e duartrokisnin, do kishim Vuçiçin që do e duartrokiste, do e merte Edi Rama dhe do e përshëndeste por në Kosovë do kishim themelet e ‘Republika Serbska’.

Pra unë jam ‘pro’ një politikani që sakrifikon pushtetin e tij për të mbrojtur vendin e tij. Në interesin personal të Albin Kurtit është po Amerikës, po Europës, forcohu dhe shtyp të tutë duke shitur interesat e vendit tënd.

Albin Kurti është sot në pozicion të vështirë. Nuk është e mirë për asnjë shqiptar të shofi deklaratat që ngjajnë si të përbashkëta deklaratat e Borrellit dhe Vuçiçit. Pra kemi një afrim të aksit Bruksel-Beograd shumë më pranë se kurdoherë tjetër.

Afrimi i Perëdimit me Vuçiçin vjen si pasojë e luftës në Ukrainë. Fakti që Perëndimi të përkëdheli Vuçiçin që të mos shkojë te Putin, duhet ti hahet Kosovës që të përkëdhelet Serbia.

Albin Kurti në këtë situatë gjeopolitike është para dy zgjedhjeve:

O do ngrohi karrigen e vetë dhe do sakrifikojë interesat e vendit të tij, ose do sakrifikojë karrigen e vetë dhe do mbrojë interesat e vendit të tij.

Interesi thelbësor i vendit të tij është që në një moment kur aksi i Perëndimit për interesa të caktuara gjeopolitike shkojnë në interes të Serbisë ai të dijë ti thotë jo.

Nuk e ka ndryshuar politikat e Perëndimit Albin Kurti, sot Kosova ndihet e kërcënuar sepse Perëndimi ka nevojë të përkëdheli Serbinë. Sot Albin Kurtit i lind detyrimi obligimi që i lindi UÇK-së para 20 e ca vitesh. Kur ti ndihesh i kërcënuar edhe me shkeljen e syrit të Perëndimit, ti do bësh ç’është e mundur të mbrosh vendin tënd. Dhe atë po bën sot. Prandaj ky është një lajm i mirë./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco